» Bibliotekat e Institucioneve
   
 
 

Bibliotekat e Institucioneve  

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës është institucioni më i lartë bibliotekar në Kosovë. Ajo ka mandatin të krijojë dhe mirëmbajë rrjetin e bibliotekave publike të Kosovë. Edhe pse të pavarura, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës mban lidhje të ngushta me bibliotekat e institucioneve publike, shkencore e kulturore të Kosovës. Disa nga bibliotekat e institucioneve të Kosovës janë:

  • Biblioteka e Kuvendit të Kosovës
  • Biblioteka e Akademisë së Arteve dhe Shkencës së Kosovës
  • Biblioteka e Institutit Albanologjik
  • Biblioteka e Institutit të Historisë

Bibliotekat e institucioneve publike luajnë një rol të rëndësishëm jo vetëm për institucionet në të cilat veprojnë por edhe për publikun gjerë. Ato ofrojnë informacione për veprimtarinë shkencore, kulturore, historike, shoqërore, politike, ligjore e qeveritare të institucioneve në të cilat veprojnë. Si të tilla ato paraqesin burime të çmueshëm për popullsinë, në tërësi, dhe për hulumtuesit e studiuesit, në veçanti.

Bibliotekat Ndërkomunale  

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës është institucioni më i lartë bibliotekar në Kosovë. Kjo bibliotekë ka mandatin të krijojë dhe mirëmbajë rrjetin e bibliotekave publike të Kosovës përmes bibliotekave ndërkomunale. Nga ana tjetër, bibliotekat ndërkomunale janë qendra të mirëmbajtjes së rrjetit të bibliotekave të Kosovës në rajonin ku veprojnë. Kosova ka 7 biblioteka ndërkomunale:

  1. Biblioteka Ndërkomunale “Hivzi Sulejmani” - Prishtinë
  2. Biblioteka Ndërkomunale “Anton Çetta” - Ferizaj
  3. Biblioteka Ndërkomunale “Fan Noli” - Gjilan
  4. Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit - Prizren
  5. Biblioteka Ndërkomunale “Asim Vokshi” - Gjakovë
  6. Biblioteka Ndërkomunale “Azem Shkreli” - Pejë
  7. Biblioteka Ndërkomunale “Latif Berisha” - Mitrovicë
Biblioteka Ndërkomunale “Hivzi Sulejmani” - Prishtinë

Drejtor: Sylejman Pireva

Tel: +381 38 (0) 245 523

Email: pireva_s@hotmail.com

Adresa: Rruga "UÇK" nr. 10
10000 Prishtinë - Kosovë


Biblioteka Ndërkomunale “Anton Çetta” - Ferizaj

Drejtor: Teuta Demiri

Tel: 0290-321-093

Email: biblioteka_fer@hotmail.com

Adresa:

Biblioteka Ndërkomunale “Anton Çetta”
Rr. "Dëshmorët e Kombit”
70000 Ferizaj - Kosovë

Biblioteka Ndërkomunale “Fan Noli” - Gjilan

Drejtor: Shefki Osmani

Tel: 0280 320 392; +377 (0) 44 177 120

Fax: 0280 20 392

Email: biblioteka_fannoli@hotmail.com

 

Adresa:

Rruga "Agim Ramadani" p.n.
60000 Gjilan - Kosovë

 

Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit - Prizren

Drejtor: Sahadete Sadikaj

Tel: 029 631 636

Fax: 029 631 636

Email: biblioteka_pz@hotmail.com

Web: www.infobus-kspz.org

Adresa:

Rruga "Saraqevë" p.n.
20000 Prizren - Kosovë

 Biblioteka Ndërkomunale “Asim Vokshi” - Gjakovë

Drejtor: Engjëll I. Berisha

Tel: +31 0390 323 462

Fax: +31 0390 323 462

Email: biblioteka_gjakova@yahoo.com

Adresa:

Rruga "Nënë Tereza " p.n.
50000 Gjakovë - Kosovë

Biblioteka Ndërkomunale “Azem Shkreli” - Pejë

Drejtor: Avdi Kelmendi

Tel: +377 44 386 500

Fax:

Email:

Adresa:

Biblioteka Ndërkomunale “Latif Berisha” - Mitrovicë

Drejtor: Hajrullah Mustafa

Tel: 028 533 811; +377 (0) 44 273 552

Fax: 028 33 811

Email: bibliotekamitrovice@hotmail.com; hajrullahmustafa@hotmail.com

Adresa:

Sheshi "Agim Hajrizi" nr. 10
40000 Mitrovicë - Kosovë

   
 
 
 
 

» Shoqata e Bibliotekarëve të Kosovës
   
 
 

Shoqata e Bibliotekarëve të Kosovës

Shoqata e Bibliotekarëve të Kosovës (www.shbk-ks.org) është e vetmja shoqatë bibliotekare e Kosovës në nivel kombëtar, e themeluar më 12 nëntor 1971. Si një bashkësi profesionistësh me një vullnet të lirë dhe punë vullnetare, është e interesuar për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve bibliotekarë, për krijimin e kushteve më të mira për punë, për ngritjen e tyre profesionale dhe për zgjerimin e aktivitetit profesional bibliotekar.

Misioni i Shoqatës së Bibliotekarëve të Kosovës është që të ndihmojë në përmirësimin, zhvillimin dhe promovimin e veprimtarisë bibliotekare dhe bibliotekave në Kosovë në të gjitha aspektet.

 

Shoqata zhvillon edhe veprimtari botuese, si:

Revista “Biblioteka”, v. 1, nr. 1 – 1984

Revista “Biblioteka”, v. 2. nr. 2 – 2005

Formati MARC: të kuptuarit e njësive të autorizuara

ISMN: doracak për përdorues

Për t’i shfletuar këto botime, kliko: http://shbk-ks.org/krye_sq/botimet/botime.htm.

Shoqata bashkëpunon ngushtë me Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Pjesa më e madhe e veprimtarisë së saj, përfshirë edhe veprimtarinë botuese, bëhet në bashkëpunim me BKUK-në.

Selia e Shoqatës është në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

Adresa:

Shoqata e Bibliotekarëve të Kosovës

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

Sheshi “Hasan Prishtina” p. n

10000 Prishtinë - Kosovë

Konsorciumi i Bibliotekave Elektronike të Kosovës

Konsorciumi i Bibliotekave Elektronike të Kosovës është themeluar më ....., identifiko edhe njeherë datën, është në folder të konsorciumit në zyren ku kam punu) përmes një granti prej 8,333 Euro, të marrë nga eIFL.net. Konsorciumi i Bibliotekave Elektronike të Kosovës funksionon në kuadër të BKUK-së. Ai është krijuar për t’u ndihmuar bibliotekave të Kosovës, si dhe institucioneve shkollore në Kosovë, të çdo niveli, për të siguruar qasje në burimet elektronike me kushte sa më të volitshme. Konsorciumi i Bibliotekave Elektronike është pjesë e konsorciumit eIFL.net, një konsorcium me shkallë botërore, e cila negocion për sigurimin e burimeve elektronike nga botuesit e mëdhenj botëror në favor të vendeve anëtarë të saj, në këtë rast për Kosovën.

Secili institucion arsimor i Kosovës, përmes bibliotekës që posedon, mund të bëhet anëtar i Konsorciumit të Bibliotekave të Kosovës dhe të përfitojë nga shërbimet e saja që mundësojnë çmime të arsyeshme për rrethanat tona, lidhje të drejtpërdrejta me botues të mëdhenj, këshilla sa i përket mënyrës së negocimit dhe vetë natyrës së burimeve elektronike, si dhe plotësimit të licencës në formë kontrate mes botuesit dhe institucionit bibliotekar. Konsorciumi ofron udhëzime dhe trajnim në përdorimin e burimeve elektronike përmes personelit të Bibliotekës.

Konsorciumi, përmes donacioneve të ndryshme, në fillim, pas vitit 1999 deri më 2005, përmes Fondacionit Soros, ndërsa prej vitit 2006 përmes një granti të Zyrës Amerikane në Prishtinë, ofron qasje në burimet elektronike të EBSCO-s dhe në dy burime elektronike të Gale, njëra për letërsi, e tjetra për biografi të ndryshme, duke rezultuar në afro 21 mijë tituj revistash elektronike të fushave të ndryshme. Këto baza revistash dhe burimesh të tjera elektronike janë në dispozicion prej shtatorit të vitit 2006 deri në fund të vitit 2009.

Konsorciumi i Bibliotekave Elektronike të Kosovës, përmes ndërmjetësimit të eIFL.net, ofron mundësi negocimi, çmime të volitshme dhe licenca të gatshme për botuesit në vijim:

________________________________

Partnerët të cilët kanë ndihmuar në themelimin dhe mbarëvajtjen e Konsorciumit të Bibliotekave Elektronike të Kosovës: http://www.eifl.net; Zyra Amerikane në Prishtinë; Soros Foundation http://www.soros.org/initiatives/regions/south-eastern_europe