|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
|
|
|
|
|
| |
|
|
 |
|
 |
|
|
» Programi
ALEPH500 |
|
|
|
| |
|
|
 |
|
Programi Aleph500 është program i integruar bibliotekar të cilin e përdor Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës për t’i pasuruar dhe përpunuar materialet bibliotekare. BKUK e ka blerë programin Aleph nga kompania Ex Libris ( www.exlibrisgroup.com) më ..........
Prej atëherë, programi Aleph është bërë një mjet i pazëvendësueshëm në pasurimin, përpunimin dhe shërbimin e materialeve bibliotekare. |
Progarmi Aleph ka bërë të mundur kalimin nga përpunimi manual i përpunimit të materialit bibliotekar dhe vënies së njësive bibliografike në skeda, në përpunimin elektronik të njësive bibliografike dhe krijimin e katalogut elektronik, i cili mund të shfrytëzohet nga çdo kënd i botës përmes teknologjisë së internetit. Njësia e parë bibliografike në program është krijuar më 2 shtator 2005. Dhe që prej atëherë punohet në dy drejtime: në krijimin e njësive bibliografike - e para, në atë retrospektiv, d.m.th. përpunimin elektronik të materialeve të mëhershme të përpunuara në skeda letre, dhe - e dyta - në atë perspektiv, d.m.th. përpunimin e materialeve të reja që hyjnë në bibliotekë. Programi Aleph ka bërë po ashtu edhe një revolucion të madh në automatizimin e punëve në bibliotekë, duke iu dhënë bibliotekarëve mundësi të manipulimit të të dhënave në sistem, qofshin ato bibliografike apo të tjera. |
| |
|
Programi Aleph është i përbërë prej këtyre moduleve, në dispozicion të BKUK-së:
-
Moduli i katalogimit;
-
Moduli i katalogut elektronik;
-
Moduli i pasurimit;
-
Moduli i qarkullimit;
-
Moduli i huazimit ndërbibliotekar;
-
Moduli i rezervimit të materialeve për lëndë të caktuara;
-
Moduli i administrimit.
|
|
Moduli i katalogimit është një mjet i fuqishëm dhe dinamik që mundëson përpunimin e çdo lloj materiali. Përmes këtij moduli krijohen: 1) njësitë bibliografike drejtpërdrejt apo përmes konvertimit nga baza të tjera; 2) krijohen njësitë fizike, si dhe; 3) njësitë e vendndodhjes së materialit. Ky modul paraqet një integrim të këtyre tri veçorive dhe mundëson më tej manipulimin e tyre sa i përket modifikimeve të mëvonshme në shkallë të gjerë, ndryshimeve, paraqitjes së tyre në katalogun elektronik, kërkimeve të ndryshme, nxjerrjes së raporteve të ndryshme, etj. |
|
Moduli i katalogut elektronik mundëson paraqitjen e të gjitha materialeve të përpunuara përmes modulit të katalogimit në Internet. Pra, përdoruesi shërbehet përmes këtij moduli për të parë dhe shfrytëzuar materialet që gjenden në Bibliotekë. Është një nga modulet më të rëndësishme, pasi paraqet frytin e të gjitha punëve të kryera në përpunimin e materialeve para përdoruesve dhe audiencës së gjerë. Përmes këtij moduli, përdoruesit mund të bëjnë kërkimin e materialeve në bazë të veçorive të ndryshme, si atë bazik, të avancuar, etj. Po ashtu, përdoruesi mund të krijojë profilin e vet ashtu si dëshiron t’i shohë rezultatet, si dhe të mund t’i ruajë ato në hapësirën e tij individuale, t’i dërgojë me adresë elektronike, të bëjë porosi të materialit nga biblioteka, si dhe një numër mundësish të tjera. |
|
Moduli i pasurimit u ofron kataloguesve pasurimin e materialeve, si: krijimin e një njësie të shkurtër bibliografike, bërjen e porosisë së materialit, pranimit, sistemimit, inventarizimit, faturimit dhe menaxhimit të materialit. Ky modul paraqet hapin e parë të përpunimit elektronik të të gjitha materialeve bibliotekare. Moduli i pasurimit mundëson një kontroll të plotë të pasurimit të bibliotekës duke mundësuar përpunimin e materialeve sipas formave të ndryshme të njohura bibliotekare dhe, po ashtu, duke ofruar një mjet tejet të dobishëm të krijimit të raporteve të ndryshme. |
|
Moduli i qarkullimit radhitet ndër modulet më të rëndësishme, së bashku me modulin e katalogut elektronik, sa i përket shërbimit për përdorues. Përmes modulit të qarkullimit mundësohet huazimi i materialeve bibliotekare. Po ashtu ky modul ofron regjistrimin e përdoruesve si dhe u mundëson përdoruesve t’i përcjellin të gjitha transaksionet e tyre, nga një anë, dhe bibliotekarëve një kontroll të plotë mbi statusin e materialeve të cilat jepen në huazim apo rezervim. |
|
Moduli i huazimit ndërbibliotekar mundëson huazimin e materialeve bibliotekare me biblioteka dhe institucione të tjera. Është një modul i avancuar, i cili kontrollon çdo hap nëpër të cilin kalon materiali gjatë procesit të huazimit. |
|
Moduli i rezervimit të materialeve për lëndë të caktuara paraqet rëndësi të jashtëzakonshme për menaxhimin e materialeve të rezervuara për një lëndë të caktuar gjatë një semestri apo viti akademik shkollor. Ky modul u jep profesorëve dhe studentëve një portal të veçantë ku mund t’i gjejnë materialet që kanë të bëjnë me lëndën e tyre pa pasur nevojë të kërkojnë më gjerë në sistem. |
|
Moduli i administrimit bën të mundur që të gjitha modulet të konfigurohen, modifikohen dhe menaxhohen sipas nevojës së bibliotekës pa pasur nevojë të ndërhyrjes në secilin modul veç e veç. Ky modul mundëson që modulet e programit Aleph të komunikojnë me lehtësi me njëri-tjetrin. |
| |
|
|
|
|
|
 |
|
 |
|
|
| |
|
|
|
|
|
|
| |
|
|
|
|
|
|
| |
|
|
|
|
|
|
| |
|
|
|
|
|
|
|
|